“I Shenjti”

“I Shenjti”

Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: «Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Më të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet [si një re që shkëlqen]; prandaj i shenjti ( i pastri, i pamëkati) që do të lindë prej teje (pasardhësi) do të quhet Biri i Perëndisë. (LUKA 1:35)

Virgjëresha Mari mbeti shtatzënë me veprën e Frymës së Shenjtë, i cili erdhi mbi të dhe, sipas vargut të sotëm, ngjizi në barkun e saj “të shenjtin”. Fryma e Shenjtërisë u ngjiz tek ajo si një Farë. Në barkun e saj Fara u rrit në Birin e Perëndisë dhe Birin e Njeriut, I Cili ishte i domosdoshëm për të çliruar njerëzit nga mëkatet e tyre.

Kur ne jemi të lindur sërish, një dinamikë e ngjashme zë vend në ne. “I Shenjti”, Fryma e Shenjtërisë, mbillet në ne si një Farë. Ndërsa e ujitim atë Farë me Fjalën e Perëndisë dhe i shkulim “barërat e këqija të botës” që mos ta mbytin atë, ajo do të rritet në një pemë gjigante drejtësie, “mbjellja e Zotit, që Ai të mund të përlëvdohet”. (Isaia 61:3)

Fjala e Perëndisë na mëson të kërkojmë shenjtërinë (shih Hebrenjve 12:14). Kur ne i vendosim zemrat tona në këtë kërkim, Fryma e Shenjtërisë do të na ndihmojë ne. Nëse dëshirojmë të jemi të shenjtë, ne duhet të mbushemi me Frymën e Shenjtë dhe ta lejojmë Atë të na flasë, korrigjojë, të na udhëzojë dhe të na ndihmojë në çdo fushë të jetës tonë.

Mos harroni kurrë që “I Shenjti” jeton brenda jush. Ujiteni atë farë me Fjalën e Perëndisë dhe kërkojini Frymës së Shenjtë t’ju flasë dhe t’ju mësojë të rriteni.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Fryma e Shenjtë dëshiron të jetë shoqëruesi yt i ngushtë ndërsa Ai të mëson dhe të udhëzon në shenjtëri.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon