Rreziku i xhelozisë

rreziku i xhelozisë

Sepse atje ku ka smirë (zili) dhe grindje (rivalitet dhe ambicie egoiste), atje ka trazirë (rebelim, s’ka harmoni dhe qetësi) dhe gjithëfarë veprash të këqija. – Jakobi 3:16

Zemërimi i shkaktuar nga xhelozia është një nga emocionet e para negative që përmenden në Bibël. Zanafilla 4 na tregon që Kaini vrau vëllanë e tij Abelin sepse ishte xheloz aq as u zemërua. Megjithatë, ky është një nga rezultatet më ekstreme të xhelozisë, na kujton sa e rrezikshme mund të jetë xhelozia.

Në shoqërinë e sotme, shumë njerëz ndiejnë vlerën apo rëndësinë e tyre bazuar në punën, statusin social apo pozitën e tyre në kishë. Për shkak të mendësisë së tyre, ata kanë frikë se mos dikush tjetër do të ngrihet më lart se ata. Xhelozia mund t’i bëjë të përpiqen të jenë të rëndësishëm në sytë e njeriut.

Nëse keni vështirësi me këtë qëndrim, kuptoni se Perëndia ju ka vendosur aty për një qëllim. Ai ka një plan të mirë për jetën tuaj dhe Ai e di përgatitjen që nevojitet për atë plan.

Mos i përçmoni ditët e fillimeve të vogla. Gëzimi dhe përmbushja jonë vijnë nga bindja që tregojmë ndaj thirrjes specifike që Perëndia ka vendosur në jetët tona, jo prej xhelozisë duke u përpjekur të arrijmë gjërat që mendojmë se do të mahnisin të tjerët. Mos e lejoni xhelozinë të rritet në ju. Besojini Perëndisë t’ju vendosë aty ku duhet të jeni.


Lutje

Perëndi, xhelozia është e rrezikshme dhe unë nuk dua ta kem. Statusi im nuk varet nga pozitat njerëzore dhe njohja e tyre. Ti je gjithçka që kam nevojë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon