Nga koha e mbjelljes në të korra

nga koha e mbjelljes në të korra

Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell. – Predikuesit 3:1

Predikuesit 3:1 na thotë që ka një stinë për çdo gjë. Nuk jetojmë të gjithë në të njejtën stinë në të njejtën kohë. Do të ketë kohë kur dikush po shijon të korrat kur ju jeni akoma në kohën e mbjelljes. Në këto kohë, mbani mend që ata duhet të kalonin përgjatë një stine të mbjellash sikurse edhe ju tani.

Koha e mbjelljes përfaqëson të mësojmë vullnetin e Perëndisë. Sa herë që zgjedh vullnetin e Perëndisë në vend të vullnetit tim, unë po mbjell një farë të mirë që do të sjellë të korra në jetën time.

Midis kohës së mbjelljes dhe të korrave, ka një kohë pritje. Rrënjët thellohen, duke gërrmuar shtegun e tyre përmes tokës. Kërkon kohë që kjo të ndodhë, dhe kërkon vend në nëntokë. Mbi tokë, duket sikur asgjë nuk po ndodh.

Mbasi të mbjellim fara të bindjes, ndihemi sikur asgjë nuk po ndodh, por gjithçka po ndodh përbrenda, aty ku nuk mund ta shohim. Sikurse edhe fara që në fund hedh hov me një lulëzim të bukur të gjelbër, fara jonë e bindjes do të lulëzojë në të korra të mrekullueshme të asaj që Perëndia ka planifikuar për jetët tona.


Lutje

Zot, unë e di që koha e mbjelljes është e nevojshme për të korrat, prandaj do të pres me durim, edhe kur ndihet sikur asgjë nuk po ndodh. Unë do të të besoj Ty, duke e ditur që Ti do të më sjellësh një të korrë në kohën e duhur.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon