Jepini fund mykut të botës

Jepini fund mykut të botës

I dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është prej Perëndisë, por ai që bën të keqen nuk e ka parë (dalluar apo përjetuar) Perëndinë (nuk ka shijuar vizion prej tij dhe nuk e njeh aspak atë). –3 Gjoni 1:11

Ndonjëherë njerëzit në botë duan të na konformojnë me imazhin e tyre. Fjala konformim do të thotë “ngjashmëri në karakter, sjellje sipas modeleve apo zakoneve që tashmë ekzistojnë qysh më parë.”
Romakëve 12:2 thotë të mos konformohemi me këtë botë… Dhe 3 Gjoni 1:11 thotë të mos imitojmë të keqen, por të imitojmë të mirën në Perëndinë.

Njerëzit gjithmonë do të përpiqen të na fusin në rrethin e tyre, pjesërisht për shkak të pasigurisë së tyre. I bën të ndihen më mirë për atë që bëjnë nëse bindin edhe dikë tjetër të bashkohet. Shumë pak njerëz kanë aftësinë të jenë kush ata janë dhe të lejojnë çdo njeri tjetër të jetë kush duhet të jetë.

Mund ta imagjinoni sa mirë do të ishte bota nëse të gjithë do të vepronin kështu? Nëse çdo person do të ishte i sigurt për atë që është dhe të lejonte të tjerët të ishin kush ata janë? Atëherë ne nuk do të përpiqeshim të konformohemi dhe të imitojmë njëri-tjetrin.

Unë dua t’ju inkurajoj të besoni që mund të jeni imitues të Krishtit dhe të dilni nga myku i botës!


Lutje

Frymë e Shenjtë, mos më lejo të bie në kurthin e transformimit të mykut të botës. Më ndihmo të imitoj të mirën dhe të jetoj më shumë si Krishti.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon