Merrni Falje dhe Harroni Mëkatin Tuaj

Ata nuk do të mësojnë secili të afërmin e tij dhe secili vëllanë e tij, duke thënë: “Njihni Zotin!”, sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri te më i madhi”, thotë Zoti. “Sepse unë do ta fal paudhësinë e tyre dhe nuk do ta kujtoj më mëkatin e tyre”. JEREMIA 31:34

Pavarësisht se cili është problemi juaj ose sa keq ndiheni për veten si rezultat i tij, Perëndia ju do dhe Ai dëshiron të jetë në marrëdhënie të ngushtë me ju. Në Jezus Krishtin Ai ju ka dhënë një jetë të re. Ai do t’ju japë një familje të re miqsh të krishterë për t’ju dashur, pranuar, vlerësuar dhe mbështetur. Ju do të gëzoni një jetë fitimtare për shkak të Jezusit, Atij që jeton në brendësinë tuaj dhe kujdeset për ju.

Kur mëkatoni, mund të pendoheni dhe të merrni falje. Kur Perëndia ju tregon ndonjë mëkat në jetën tuaj, thjesht pajtohuni me Të dhe mahnituni nga mirësia e Tij. Perëndia jo vetëm që na fal, por premton të harrojë mëkatin tonë.

Mëshira e Perëndisë është e mrekullueshme dhe ndërsa marrim dashurinë, faljen dhe mëshirën e Tij, mund të mësojmë gjithashtu se si t’ua japim atë njerëzve në jetën tonë që na lëndojnë dhe na zhgënjejnë. Nëse jeni të zemëruar me dikë, ju rekomandoj që t’i jepni të njëjtën mëshirë atij personi që ju ka dhënë Zoti. Sa më shumë ta lini dashurinë të rrjedhë drejt jush nga Zoti dhe nëpërmjet jush te të tjerët, aq më të lumtur do të jeni.


Mëshira e Perëndisë është e re çdo mëngjes. Çdo ditë ne mund të gjejmë një vend të ri për të filluar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon