Ji I Përlur Kur Perëndia Flet

Ji I Përlur Kur Perëndia Flet

Mbi kë, pra, do ta kthej shikimin tim? Mbi atë që është i përulur, ka frymë të penduar dhe dridhet nga fjala ime. (ISAIA 66:2)

Kur ne dëgjojmë nga Perëndia, ne kemi zgjedhjen të përgjigjemi me përulësi dhe besim, ose të forcojmë zemrat tona dhe ta injorojmë Atë. Për fat të keq, kur disa njerëz nuk marrin atë që duan, ose kur kalojnë sprova dhe vështirësi, ata i ngurtësojnë zemrat e tyre.

Kjo është çfarë ndodhi saktësisht me Izraelitët kur ata po udhëtonin përmes shkretëtirës. Perëndia kishte planifikuar gjëra të mëdha për ta, por më parë Ai i testoi ata për të parë nëse do ta besonin vërtetë. Ai i udhëhoqi në rrugën e gjatë dhe të vështirë me qëllim ‑ për të parë nëse ata do t’i zbatonin urdhërimet e Tij apo jo. Në Fjalën e Tij, Ai na thotë të mos i ngurtësojmë zemrat tona siç bënë ata. (Hebrenjve 3:7‑8).

Problemet e tyre i bënë ata më të hidhur. Ata i ngurtësuan zemrat e tyre dhe nuk mësonin rrugët e Perëndisë. Ata kishin shumë qëndrime të gabuara dhe nuk bënin progres sepse refuzuan ti besonin Perëndisë.

Mos e ler zemrën tënde të ngurtësohet gjatë kohëve të vështira. Njerëzit me zemra të ngurta janë rebelë dhe refuzojnë korrigjimin. Ata e kanë të vështirë të dëgjojnë nga Perëndia, dhe kanë vështirësi me marrëdhëniet e tyre. Ata nuk janë të gatshëm të shohin këndvështrimet e njerëzve të tjerë; ata nuk i kuptojnë nevojat e të tjerëve dhe zakonisht nuk kujdesen për ta. Ata janë përqëndruar vetëm tek vetja e tye dhe janë të paaftë të tregojnë dhembshuri.
Le të kërkojmë Perëndinë në mënyrë agresive që Ai të zbusë zemrat tona dhe të na ndihmojë të jemi të butë dhe të ndjeshëm ndaj prekjes së Tij dhe ndaj zërit të Tij.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kur gjërat nuk funksionojnë në mënyrën që ti do, besoji Perëndisë dhe mbaj një qëndrim pozitiv.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon