Ju Keni Protencial

Ju Keni Protencial

Por Jezusi duke i ngulur sytë mbi ta, u tha: “Kjo për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse për Perëndinë gjithçka është e mundshme”. —Marku 10:27

Është e habitshme sa shumë njerëz të talentuar rrinë në heshtje dhe nuk bëjnë asgjë. Asnjëherë nuk ndërmarrin një hap për të përdorur dhuntinë që Perëndia u ka dhuruar sepse nuk besojnë që e kanë dhuntinë. A jeni ju një nga këta?

Perëndia na ka dhënë të gjithëve  dhunti, talente dhe aftësi. Ai ka një plan të mrekullueshëm për ju dhe ju ka pajisur për të bërë gjëra të mëdha për Mbretërinë e Tij. Derisa ju të shihni veten tuaj ashtu si ju sheh Ai dhe t’i besoni Atij t’ju aftësojë të përdorni dhuntitë tuaja, nuk do të mund të jetoni në potencialin tuaj më të madh që Perëndia ju ka dhënë.

Nëse po luftoni me vet-vlerësimin e ulët, një imazh të keq për veten dhe vet-besimin e ulët, dua të dini që Perëndia ju ka krijuar me një potencial të jashtëzakonshëm. Kur i besoni Perëndisë dhe besoni që mund të bëni çfarëdo që Ai thotë, do të përmbushni qëllimin e Tij për jetën tuaj.

Mbani mend, “për Perëndinë gjithçka është e mundshme.” Kur vendosni besimin tuaj mbi Të, do të jetoni të lirë në potencialin tuaj.


Lutje

Perëndi, më ndihmo të shikoj veten me sytë e tu, me dhuntitë dhe talentet që Ti më ke dhënë. Unë besoj që Ti më ke krijuar me një potencial të madh sepse je një Perëndi i madh. Sot, unë vendos besimin tim në Ty dhe besoj që gjithçka është e mundur me Ty!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon