Këmbëngulje E Drejtuar Prej Frymës

Këmbëngulje E Drejtuar Prej Frymës

Ç’duhet, pra? Do të lutem me frymën, por do ta bëj edhe me mendjen; do të këndoj me frymën, por do të këndoj edhe me mendjen. (1 E KORINTASVE 14:15)

Dua që vërtet të të inkurajoj të lutesh me këmbëngulje, lutje këmbëngulëse që vijnë nga drejtimi i Frymës së Shenjtë – jo lutje të thjeshta përsëritëse që nuk vijnë nga zemra, por lutje që refuzojnë të dorëzohen. Është e pamundur ta përdorësh gojën për të thënë fjalë lutjesh që nuk kanë asnjë kuptim, dhe këto lutje nuk janë asgjë veçse punë të vdekura. Unë mund të them të gjithë Lutjen e Zotit ndërkohë që mendoj për diçka tjetër por kjo nuk do ta bekojë Perëndinë dhe as nuk do të sjellë ndonjë të mirë për mua, por nëse tregohem e sinqertë dhe lutem nga zemra, Perëndia më dëgjon dhe punon në favorin tim.

Fjalët pa zemër nuk i sjellin ndonjë gjë Perëndisë dhe as nuk përmbushin ndonjë gjë në jetën tonë, ndaj edhe kur lutemi për diçka sërish e sërish, duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos përfundojmë në përsëritje të kota. Në vend të kësaj, duhet ta lejojmë Frymën e Shenjtë të na drejtojë për një kohë të gjatë. Ndonjëherë Ai do të na udhëzojë të jemi të qëllimshëm dhe këmbëngulës për një çështje të caktuar, por ka një ndryshim mes përsëritjes dhe këmbënguljes së drejtuar nga Fryma.

Fjalët që thuhen në një lutje dhe që nuk janë të lidhura me zemrën tonë janë thjesht fjalë, jo lutje. Kur lutemi ne duhet të fokusohemi dhe të përqendrohemi tek ajo që themi. Ne kurrë nuk duhet të themi gjëra të memorizuara ndërkohë që zemra jonë është larg nga Perëndia. Lutja e sinqertë (me zemër, e vazhdueshme) e një njeriu të drejtë sjell në jetë fuqi të jashtëzakonshme (shiko Jakobi 5:16).


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lutjet e drejtuara Perëndisë me gjithë zemër kanë fuqi dhe Ai i dëgjon ato.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon