Sa më i madh kundërshtimi, aq më e madhe mundësia

sa më i madh kundërshtimi, aq më e madhe mundësia

Sepse m’u hap një derë (premtuese) e madhe dhe (shërbesë) efikase, dhe kundërshtarë ka shumë. – 1 Korintasve 16:9

Sa herë që Perëndia na jep një ide të re në zemër apo ëndërr, vizion ose sfidë të re për jetën tonë, armiku do të vijë ta kundërshtojë.

Perëndia na thërret në nivele të reja vazhdimisht. Disa duken të mëdha dhe të rëndësishme; të tjerat të vogla dhe pa rëndësi. Cilido qoftë rasti, kur arrijmë një nivel të ri me Perëndinë, do të përballim nivele të reja kundërshtimi nga armiku, i ligu.

Bashkë me kundërshtimin, vjen edhe mundësia. Perëndia është gjithmonë me ne, prandaj nuk duhet të kemi frikë. Disa gjëra mund të na duken shumë të vështira, por asgjë nuk është e pamundur me Perëndinë. Ai nuk surprizohet dhe as frikësohet nga asgjë dhe me Të ne mund të arrijmë të mposhtim çdo sfidë që na del përpara.

Nëse jeni të vendosur të arrini nivelet e reja që Perëndia po ju thërret, atëherë mos hiqni dorë kur përballni kundërshtim. Përkundrazi, kuptoni që sa më i madh kundërshtimi, aq më e madhe është mundësia përpara jush. Jini të guximshëm dhe merrni trimëri dhe kurajë nga Fryma e Shenjtë, sepse Ai është gjithmonë me ju.


Lutje

Perëndi, mos lejo të ligështohem kur përballem me kundërshtimin. E di që Ti ke plane për mua dhe se kundërshtimi do të thotë mundësi më e madhe. Të besoj Ty dhe e di që Ti më çon në nivele të reja besimi, duke i shërbyer të tjerëve përmes dashurisë Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon