Kur lutja për të tjerët është e vështirë

kur lutja për të tjerët është e vështirë

Bekoni (hir mbi) ata që ju mallkojnë dhe lutuni përata që ju keqtrajtojnë (ata që ju keqpërdorin, ofendojnë, turpërojnë, përçmojnë). – Luka 6:28

Si reagoni kur dikush ju lëndon? A e lejoni t’ju vjedhë gëzimin? Apo ju lindin emocione të inatit?

Luka 6:28 na thotë çfarë duhet të bëjmë kur njerëzit në lëndojnë: të lutemi për ta dhe t’i bekojmë.

Nuk është e thjeshtë tëlutemi për lumturinë e atyre qëna mallkojnë. Urtësia e Perëndisë është më e lartë se e jona, prandaj edhe pse nuk duket “e drejtë” është gjëja e duhur për t’u bërë. Unë jam i gatshëm ta bëj në bindje dhe të them “Zot, unë nuk ndihem sikur dua të bekoj njerëzit që më kanë lënduar, por unë dua të lutem me besim që Ti t’i bekosh, sepse Ti po më kërkon që t’i bekoj me praninë tënde.”

Të zgjedhim të lutemi për ta është një nga gjërat më të vështira që Perëndia na kërkon të bëjmë, veçanërisht nëse besojmë se kushdo që na lëndon e ka gabim dhe nuk meriton të falet.

Perëndia na udhëzon të praktikojmë faljen. Kur ne zgjedhim të ndjekim rrugën e faljes, do të përjetojmë paqe dhe gëzim që vjen duke iu bindur Fjalës së Perëndisë. Kur i bindemi Perëndisë, ai mund të na ndihmojë të mposhtim dhinmbjen nga lëndimi dhe të shijojmë jetën.


Lutje

Perëndi, është e vështirë, por unë lutem për ata që më kanë lënduar dhe të kërkoj t’i bekosh. Më ndihmo të çlirohem nga dhimbja dhe t’i fal ata.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon