Kur Ndihesh Në Stres

Kur Ndihesh Në Stres

Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Filipianëve 4:7

Vite më parë shkoja shpesh tek doktori sepse isha vazhdimisht e sëmurë. Ai më tha se simptomat ishin si rezultat i të qenit nën stres. Unë nuk flija gjumë mjaftueshëm, dhe isha duke ngrënë në mënyrë të parregullt, dhe e sforcoja veten shumë.

Stresi është një pjesë normale e jetës së kujtdo. Perëndia na ka krijuar ne për të përballuar një sasi të caktuar presioni dhe tensioni. Problemi vjen kur ne shkojmë përtej limiteve tona dhe injorojmë paralajmërimet që trupi ynë na jep kur dhëmb ose është i rraskapitur.

Unë ju nxis fort të kujdeseni mirë për veten tuaj, sepse nëse e konsumoni trupin që keni, nuk mund të shkoni në dyqan të blini një të ri. Shumë nga gjërat që ne bëjmë që na japin mbingarkesë stresi janë gjëra që ne mund t’i ndryshojmë nëse duam. Ji e sinqertë me veten tënde pse po i bën disa nga gjërat që bën dhe lejo Zotin të t’ndihmojë të krasisësh ato që po të shterojnë dhe nuk po sjellin fryt të mirë.

Paqja synon të jetë gjendja normale e çdo besimtari në Jezus Krishtin. Ai është Princi i Paqes, dhe në Jezusin ne gjejmë trashëgiminë tonë të paqes. Kjo është dhuratë nga Fryma e Shenjtë, i cili na e jep ne , ndërsa ne jetojmë në bindje ndaj Fjalës së Tij.


Paqja që Jezusi na jep ne vepron në kohë të mira dhe të këqija. Paqja e Tij vepron në mes të stuhisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon