Kush Po Të Ndjek Pas?

Kush Po Të Ndjek Pas?

Mbas këtyreve ngjarjeve ndodhi që bijtë e Moabit, bijtë e Amonit dhe të tjerë me ta së bashku me amonitët erdhën të luftojnë kundër Jozafatit. (2 KRONIKAVE 20:1)

Në vargun e sotëm, Moabitët, Amonitët, dhe të tjerë bashkë me ta i ishin vënë pas Mbretit Jozafat dhe popullit të Judës. Në vende të tjera në Dhiatën e Vjetër, Jebusenjtë, Hitenjtë dhe Kanaanenjtë ishin ngatërrestarë për popullin e Perëndisë.

Por me ne, janë “frikërat,” dhe “sëmundjet”, “streset,” “problemet financiare,” “pasiguritë,” “fqinjët e zymtë” dhe kështu me radhë.

Unë pyes, se çfarë po të ndjek ty tani? Çfarëdo qoftë, ti mund të mësosh nga reagimi i Mbretit Jozafat ndaj armiqve që e ndiqnin atë. Gjëja e parë që e zuri ishte frika, por ai shpejt bëri diçka tjetër: ai filloi të kërkojë Zotin. I vendosur për të dëgjuar prej Tij, Jozafati shpalli një agjërim në të gjithë mbretërinë e tij për këtë qëllim. Ai e dinte se kishte nevojë të dëgjonte nga Perëndia. Ai kishte nevojë për një plan beteje, dhe vetëm Perëndia mund t’i jepte një plan që të kishte sukses.

Ashtu si Jozafati, ne duhet të zhvillojmë zakonin e vrapimit tek Perëndia, në vend që të vrapojmë tek njerëzit kur jemi në telashe. Ne duhet të kërkojmë Zotin dhe jo të konsultojmë urtësinë tonë ose të kërkojmë opinionet e njerëzve të tjerë. Ne duhet të pyesim veten nëse “do të vrapojmë tek telefoni apo tek froni” kur përballemi me telashe. Perëndia mund të përdorë një person për të na dhënë një këshillë, por ne gjithmonë duhet të kërkojmë Zotin të parin.

Të dëgjosh zërin e Perëndisë është një mënyrë e shkëlqyer për të mundur frikën. Kur ne dëgjojmë prej Tij, besimi mbush zemrat tona dhe e largon frikën prej nesh. Jozafati e dinte që kishte nevojë të dëgjonte nga Perëndia shekuj më parë dhe ne kemi të njëjtën nevojë sot. Por sigurohu të kërkosh Perëndinë dhe të dëgjosh zërin e Tij sot.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kërkoji Perëndisë të të mbrojë nga armiqtë në jetën tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon