Lavdëro Në Mënyrën Tënde Në Praninë E Perëndisë

Lavdëro Në Mënyrën Tënde Në Praninë E Perëndisë

Hyni në portat e tij me falënderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij. (PSALMI 100:4)

Ka disa mënyra për ta bërë veten të disponueshëm për të dëgjuar zërin e Perëndisë dhe njëra prej tyre është të hyjmë në lavdërim dhe adhurim plot respekt dhe me gjithë zemër. Zoti kënaqet të shfaqë praninë dhe fuqinë e Tij tek njerëzit që vërtet e lavdërojnë dhe e adhurojnë Atë. Dhe kur prania dhe fuqia e Tij vijnë, ne dëgjojmë zërin e Tij, shohim mrekulli, njerëzit shërohen, jeta ndryshon dhe transformimi ndodh nga brenda jashtë.

A nuk është kjo pjesë e asaj që ti dëshiron në marrëdhënien tënde me Perënd‑ inë? Kur ti i flet Atij dhe dëgjon zërin e Tij, a nuk po lutesh kryesisht sepse dëshiron ndryshim ose transformim në ndonjë fushë të jetës tënde? Nëse po i kërkon Zotit të sigurojë një punë të re, ky është ndryshim. Nëse po lutesh për një person të dashur që të vijë në njohjen e Zotit, ky është ndryshim. Nëse po i kërkon Perëndisë të të zbulohet më shumë dhe të të ndihmojë të rritesh në pjekurinë frymërore, ky është ndryshim. Nëse po lutesh për një adoleshent që të lerë drogën, ky është ndryshim. Nëse po i kërkon Perëndisë të të ndihmojë të mos humbasësh lehtësisht durimin tënd, ky është ndryshim.

Për çfarëdo gjëje të lutesh, një nga mënyrat më të mira t’ia nisur është lavdërimi dhe adhurimi. Ato do ta mbajnë zemrën tënde në vendin e duhur para Perëndisë dhe do të hapin rrugën që të dëgjosh zërin e Zotit dhe të shohësh ndryshimin të ndodhë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kur duhet të dëgjosh zërin e Perëndisë, la‑vdëroje dhe adhuroje Atë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon