Lejoni Dashurinë E Perëndisë Të Mposhtë Dhimbjet E Së Shkuarës

Lejoni Dashurinë E Perëndisë Të Mposhtë Dhimbjet E Së Shkuarës

Të përjetoni dashurinë e Krishtit, edhe pse është shumë e madhe për t’u kuptuar plotësisht. Atëherë do të mbusheni në gjithë plotësinë e jetës dhe fuqisë që vjen nga Perëndia. – Efesianëve 3:19

Në vitet e para të martesës sonë, Dejv dhe unë kaluam kohë të vështira. Shumë prej tyre kishin lidhje me të kaluarën time, pasi kam qenë e abuzuar seksualisht, emocionalisht dhe verbalisht nga babai im. Kisha nevojë që Perëndia të më shëronte nga e shkuara ime.

Përmes shumë lotëve dhe momenteve të vështira, kur më duhej të zgjidhja, të falja apo të hakmerresha, Perëndia më ndihmoi dhe e ka përdorur dëshminë time për të sjellë shërim në jetët e të tjerëve. Kur Perëndia na shëron nga e shkuara e dhimbshme, Ai jo vetëm që na ndihmon ne, Ai përdor dëshminë tonë si një urë lidhëse, përmes së cilës të tjerët mund të përjetojnë të njëjtin shërim.

Me kalimin e kohës, u ngrita në një nivel, në të cilin Perëndia më drejtoi mua dhe Dejvin të blinim një shtëpi për prindërit e mi në Shën Luis. Kjo ishte shumë e vështirë për mua. Por, si rezultat i bindjes sonë, babai im më kërkoi falje për gjithë sa më kishte bërë dhe pranoi Krishtin në jetën e tij.

Ne të gjithë lëndohemi në mënyra të ndryshme. Vetmia, zhgënjimi, frika dhe pasiguria kanë aftësinë të na lëndojnë thellë. Unë nuk mund të kapërceja dhimbjen nga e shkuara ime, derisa mora dhe përjetova dashurinë e Perëndisë dhe lejova Atë Të më ndryshojë.

Përpara se të kapërcesh dhimbjen dhe të mësosh të duash e falësh të tjerët, duhet të përjetosh dashurinë e Perëndisë.

Kur merreni me të shkuarën tuaj, mbani mend që Perëndia ju do thellësisht. Bibla thotë që jemi të plotë, vetëm kur përjetojmë dashurinë e Krishtit, e cila është kaq e madhe sa nuk mund ta kuptojmë plotësisht. Ndërsa marrim dashurinë e Tij, shërimi do të fillojë në zemrën tonë dhe ne do të jemi të plotësuar me plotësinë e jetës së Tij.


Lutje

Zot, unë besoj që Ti mund të më ndihmosh të mposht dhimbjen dhe lëndimin nga e shkuara ime dhe të përdor shërimin tim të ndihmoj të tjerët. Më ndihmo të përjetoj dashurinë e Krishtit dhe më bëj të plotë me gjithë plotësinë e jetës dhe fuqisë Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon