Perëndia është burimi ynë, jo bota

Perëndia është burimi ynë, jo bota

Por ai (Perëndia) që i jep farën mbjellësit dhe bukën për të ngrënë, ju dhëntë dhe i shumoftë (burimet tuaja) të mbjellat tuaja dhe bëftë që të rriten frytet e drejtësisë suaj (që manifestohet në vepra të mira, mirësi dhe bamirësi). – 1 Korintasve 9:10

Sistemi financiar i Perëndisë nuk është si sistemi botëror. Pavarësisht çfarë ndodh përreth nesh, nuk duhet të jemi të frikësuar sepse Perëndia na do.

Sistemet botërore financiare janë të paqëndrueshme, por dashuria e Perëndisë nuk ndryshon asnjëherë dhe është themel i qëndrueshëm në jetë. Mund të kemi besim se çfarëdo të jetë duke ndodhur, Perëndia do që të na ndihmojë dhe do të bëjë gjithçka për të përmbushur nevojat tona të përditshme.

Letra e dytë drejtuar Korintasve 9:10 thekson se Perëndia do të sigurojë për nevojat tona dhe do të na japë bukën për të ngrënë.

Perëndia është Ai që siguron për nevojat tona. Nuk është puna burimi ynë, por Perëndia. Kur puna dhe investimet zhduken, nuk kemi përse të ndihemi të pashpresë sepse Perëndia nuk është i kufizuar. Ai mund të sigurojë për ne përmes shumë burimeve, në mënyra që nuk e kemi imagjinuar apo menduar më parë.

Mateu 6:26 na siguron se nëse Perëndia kujdeset për zogjtë e qiellit, mund të besojmë se do të kujdeset edhe për ne. A besoni se Perëndia mund të kujdeset për ju?


Lutje

Perëndi, faleminderit që je besnik, burim i besueshëm dhe siguron gjithçka që unë kam nevojë. Pavarësisht çfarë ndodh, unë mbështetem në Ty dhe vetëm Ti përmbush nevojat e mia.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon