I Lirë Për Të Qënë I Palodhur

I Lirë Për Të Qënë I Palodhur

[Sepse qëllimi im i vendosur është] që unë ta njoh atë…dhe fuqinë që rrjedh nga ringjallja e Tij… – Filipianëve 3:10

Të ndjekësh Perëndinë pa lodhje nuk është domosdoshmërisht e thjeshtë, por, pa dyshim, është me vlerë. Megjithatë, nuk mund të ndjekësh Perëndinë, nëse nuk ke përjetuar lirinë e vërtetë.

Perëndia punon që të na bëjë të lirë dhe është e lavdishme të çlirohemi nga faji, dënimi apo shqetësimi se çfarë mendojnë njerëzit për ne. Ne jemi të çliruar nga dështimi, kur ne kuptojmë se cilët jemi në Krishtin. Kjo na jep guxim të ndërmarrim hapin dhe të ndjekim premtimet e Perëndisë.

Një nga liritë më të mëdha që Perëndia më ka dhënë është të qënit vetvetja. Për vite të tëra mundohesha të isha dikush, i cili nuk isha në të vërtetë. Mendoja se kisha nevojë të ndihesha kështu, duke e ditur gjithë kohën se nuk isha si gjithë të tjerët. Përsëri, vazhdoja të përpiqesha të isha si të tjerët derisa mësova, përmes marrëdhënies me Perëndinë, se duhet të isha, ashtu si Ai më kishte krijuar. Dhe kjo më çliroi dhe unë munda të përqëndrohem tek Jezusi dhe të arrij të tjerët në mënyrën që Ai do.

Në Letrën drejtuar Filipianëve, kapitulli 3 thuhet se Pali ishte i vendosur, i palodhur, të fitonte gjërat, për të cilat Krishti vdiq, ta njihte Atë dhe fuqinë e ringjalljes së Tij. Unë besoj se kur ne lindim sërish, një frymë vendosmërie ngrihet brenda nesh. Mund ta quajmë Fryma e Shenjtë, pasion, zell që na jep hovin e nevojshëm për të thënë në kohë të vështira: “Unë nuk do të heq dorë nga marrëdhënia e ngushtë, pasionante, e thellë dhe personale me Perëndinë. Nuk do të heq dorë së qeni gjithçka që Krishti dëshiron që unë të jem”.

Jini të palodhur të qëndroni në besim dhe të merrni premtimet e Perëndisë. Mbani mend, ju i përkisni Atij dhe Ai ju ka dhënë një frymë për të qënë të palodhur!


Lutje

Perëndi, unë dua të jetoj një jetë të re, i palodhur për të të ndjekur Ty dhe premtimet e Tua. Të besoj ty që të më ndihmosh të bëhem personi që Ti më krijove për të qenë dhe të përjetoj lirinë e vërtetë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon