Perëndia I Përgjigjet Lutjes Së Të Drejtit

Perëndia I Përgjigjet Lutjes Së Të Drejtit

Rrëfejani shkeljet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin, që të shëroheni; shumë forcë ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë zemër.(JAKOBI 5:16)

Kur njerëzit luftojnë në jetën e tyre të lutjes, ata shpesh mendojnë se kjo ndodh sepse nuk janë të shenjtë dhe janë të padrejtë, kështu që përpiqen të sillen më mirë, duke shpresuar se atëherë lutjet e tyre do të marrin përgjigje.

E vërteta është që nëse ne kemi lindur sërisht, ne jemi të drejtë. Ne mund të mos bëjmë çdo gjë ashtu siç duhet; por jemi 100 përqind të drejtë përmes Krishtit. 2 Korintasve 5:21 na thotë, “Sepse atë, që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.” Ka një ndryshim midis drejtësisë dhe sjelljes “së drejtë”. Drejtësia përshkruan qëndrimin tonë – pozicionin tonë ose gjendjen tonë përpara Perëndisë – për shkak të gjakut të Jezusit. Ne nuk mund ta bëjmë veten tonë të drejtë; vetëm gjaku i Jezusit na bën të drejtë, sikur të mos kishim mëkatuar asnjëherë. Perëndia na sheh ne si të drejtë edhe pse ne sërisht bëjmë gabime. Për shkak se na sheh të drejtë, ne kemi të drejtën e dhënë nga Perëndia të lutemi dhe të presim që Ai të na dëgjojë dhe të na përgjigjet. Gjithmonë bëj më të mirën që mundesh për t’u sjellë siç duhet dhe bëje sepse ti e do Perëndinë, por mbani mend që Ai dëgjon dhe i përgjigjet lutjeve sepse Ai është i mirë, dhe jo ti.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ti je drejtësuar me anë të hirit të Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon