Lutu me Fjalën

Lutu me Fjalën

Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejt [qëndron si qiejt]. ( PSALMI 119:89)

Ju e dini se Perëndia na flet përmes Fjalës së Tij. Ne mund të përdorim Fjalën e Tij kur lutemi duke “u lutur me Fjalën”. Ndoshta nuk e keni dëgjuar kurrë frazën “lutu me Fjalën” dhe po pyesni veten se si ta bëni këtë. Unë mendoj se lutja e Fjalës, ose “lutja e Shkrimeve”, siç thonë disa njerëz, është forma më e thjeshtë e lutjes që disponohet për çdo besimtar. Mjafton të lexosh ose të mësosh përmendësh fjalët në Bibël dhe t’i përdorësh në lutje ato në një mënyrë që i bën ato personale ose i zbaton ato për dikë tjetër. Unë besoj se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të parathuash Shkrimin me: “Zot, Fjala Jote thotë (përdor vargjet e Biblës) dhe unë e besoj”.

Nëse lutesh sipas Jeremias 31:3 për veten tënde, ju do të thonit diçka të tillë: “ Perëndi, Fjala Jote thotë që ti më ke dashur me një dashuri të përjetshme dhe që Ti më ke afruar me dashamirësi. Unë të falënderoj ty që më do kaq shumë dhe që vazhdon të më afrosh me kaq shumë mirësi. Më ndihmo o Zot, të jem e ndërgjegjshme dhe e vetëdijshme që Ti më do mua.” Nëse lutesh sipas këtij vargu për miken tënde Suzi, e cila e ka të vështirë të besojë që Perëndia e do atë vërtetë, ti mund të thuash diçka si: “Perëndi, Fjala Jote thotë që Ti e ke dashur Suzin me një dashuri të përjetshme dhe e ke afruar me dashamirësi. Perëndi, Ti e di që Suzi nuk ndihet e sigurt që Ti e do, ndaj po të kërkoj të mbizotërosh emocionet e saj me të vërtetën e këtij premtimi.”

Premtimet e Perëndisë janë për ty; ato janë për çdo besimtar. Zoti kënaqet kur ne e dimë Fjalën e Tij dhe lutemi sipas asaj Fjale.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia të do ty ashtu siç je dhe Ai do të të ndihmojë të bëhesh çfarë Ai dëshiron që ti të jesh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon