Lutu në Dakordësi; Jeto në Dakordësi

Lutu në Dakordësi; Jeto në Dakordësi

Lum ( duke gëzuar lumturi të lakmueshme, të begatë shpirtërisht – me jetë plot gëzim dhe kënaqësi me favorin dhe shpëtimin e Perëndisë, pavarësisht nga kushtet e tyre të jashtme) ata që bëjnë paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë. (MATEU 5:9)

Lutja e dakordësimit është efektive vetëm kur ata që bien dakord në lutje janë duke jetuar në këtë dakordësi në jetën e tyre të përditshme natyrore. Të jetosh në dakordësi nuk do të thotë që mos të kemi kurrë opinionet tona, por do të thotë të jetosh në harmoni, respekt të përbashkët dhe nderim në marrëdhëniet tona. Do të thotë mungesë e gjërave që shkaktojnë ndarje dhe grindje – si egoizmi, zemërimi, pakënaqësia, xhelozia, hidhërimi ose krahasimi. Të jetosh në dakordësi është si të jesh në të njëjtin ekip – të gjithë punojnë së bashku, mbështesin dhe inkurajojnë njëri-tjetrin, dhe i besojnë njëri-tjetrit pasi të gjithë ndjekin të njëjtin qëllim dhe ndajnë fitoren.

Lutja e të rënit dakord është shumë e fuqishme, por mund të përdoret nga me efektivitet nga ta që përpiqem të jetojnë në dakordësi. Për shembull, nëse Deiv dhe unë debatojmë dhe kemi grindje gjatë të gjithë kohës, por do të donim të luteshim në dakordësi kur kemi ndonjë nevojë urgjente, atëherë kjo lutje nuk do të funksionojë. Jetoni me të tjerët me respekt dhe paqe. Përshtatuni me njerëzit dhe gjërat në mënyrë që të jeni një bërës dhe mbajtës i paqes ( shikoni Romakëve 12:16)

Ruajtja e unitetit dhe harmonisë kërkon përpjekje, por fuqia e çliruar kur luten njerëzit që jetojnë në dakordësi ia vlen.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Është më e lehtë të mos mërzitesh sesa të qetësohesh pasi të jesh mërzitur

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon