Lutuni Në Çdo Kohë

Lutuni Në Çdo Kohë

duke u lutur në çdo kohë ( në çdo rast, në çdo stinë) dhe me çdo lutje dhe përgjërim në Frymë dhe, duke ndenjur zgjuar për këtë me çdo këmbëngulje dhe përgjërim për të gjithë shenjtorët, (EFESIANËVE 6:18)

Në vargun e sotëm, Pali në thelb po thotë që ne duhet të lutemi në çdo rrethanë, duke ndjekur drejtimin e Frymës së Shenjtë, duke përdorur lloje të ndryshme lutjesh në situata të ndryshme. Por si lutemi ne “në çdo kohë,” siç na udhëzon Bibla? Ne e bëjmë këtë duke mbajtur një qëndrim mirënjohës dhe në varësi të plotë tek Perëndia ndërsa ecim në jetën tonë të përditshme, duke i mbajtur mendimet tona drejt Tij në mes të çdo gjëje që jemi duke bërë dhe duke dëgjuar zërin e Tij në çdo situatë. Unë besoj se Perëndia dëshiron vërtet që ne ta kemi lutjen stil jetese dhe Ai dëshiron të na ndihmojë që mos ta mendojmë lutjen si një ndodhi dhe të fillojmë ta shohim atë si një mënyrë jetese, si një aktivitet i brendshëm në çdo gjë që ne bëjmë. Ai dëshiron që ne të bisedojmë me Të dhe të dëgjojmë vazhdimisht prej Tij – të lutemi në mënyrën tonë çdo ditë me zemrat e lidhura tek Ai dhe t’i mbajmë veshët hapur për të dëgjuar zërin e Tij.

Ne shpesh dëgjojmë rreth një nevoje për lutje, ose mendojmë për një situatë dhe i themi vetes, duhet të lutem për këtë gjë më vonë në kohën time të lutjes. Ky mendim është një taktikë e armikut. Pse të mos luteni pikërisht atë minutë? Ne nuk lutemi menjëherë për shkak të mendimeve të gabuara që kemi për lutjen. Do të ishte më e lehtë nëse thjesht do të ndiqnim zemrat tona, por Satani dëshiron ta ndërlikojë lutjen. Ai dëshiron që ne ta shtyjmë për më vonë me shpresën se ne do ta harrojmë çështjen plotësisht. Lutja ashtu siç e ndiejmë dëshirën ose nevojën për t’u lutur është e thjeshtë dhe është mënyra sesi ne mund të lutemi vazhdimisht dhe të qëndrojmë të lidhur me Perëndinë në çdo situatë gjatë gjithë ditës.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos e ndalo bisedën me Zotin.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon