Marrëdhënia Me Perëndinë Sjell Liri

Marrëdhënia Me Perëndinë Sjell Liri

Atëherë Jezusi u tha atyre: «Kur ta keni lartësuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes (me dëshirën Time ose me autoritetin Tim), por i them këto gjëra[saktësisht] ashtu si Ati më ka mësuar. (GJONI 8:28)

Unë kam pyetur shpesh herë Perëndinë se çfarë dëshiron Ai të bëj në situata specifike dhe Ai më është përgjigjur, “Bëj atë që dëshiron të bësh.” Herën e parë që e dëgjova të më thoshte kështu, pata frikë të besoja se Perëndia do të më jepte atë lloj lirie, por unë e di që Ai na jep shumë më tepër liri ndërsa ne rritemi dhe maturohemi frymërisht.

Ndërsa mendoja për këtë, kuptova që duhet të mendoja për fëmijët e mi. Kur ata ishin të rinj dhe pa përvojë, unë i kam marrë të gjitha vendimet për to. Ndërsa u maturuan më shumë, unë i lejova të bënin çfarë ata kishin dëshirë të bënin. Ata kanë qënë rrotull meje dhe Dejvit për një kohë të gjatë dhe kishin filluar t’i njihnin zemrat tona. Tani të katër fëmijët tanë janë rritur, dhe shumicën e kohës bëjnë çfarë dëshirojnë dhe rrallë ofendohemi sepse ata i njohin zemrat tona dhe veprojnë sipas tyre.

Pasi ecim me Perëndinë për disa vjet, ne e njohim më mirë zemrën e Tij, karakterin e Tij, rrugët e Tij. Nëse ne jemi të bindur t’i ndjekim ato, Ai mund të na japë më tepër liri sepse ne bëhemi “një” me Atë. Ndërsa ne rritemi frymërisht, ne dëshirojmë shumë më tepër të nderojmë Perëndinë dhe të reflektojmë zemrën e Tij në gjithçka që ne bëjmë. Frymërat tona bëhen të mbushura me Frymën e Tij, dhe dëshirat tona fillojnë të shkrihen me dëshirat e Tij.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Le të bëhen dëshirat e Perëndisë dëshirat e tua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon