Marrim Atë Që Nuk E Meritojmë

Marrim Atë Që Nuk E Meritojmë

Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time. Më nxorri jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshëm hapat e mi. —Psalmi 10:1-2

Pjesa më e madhe e njerëzve e lejojnë Perëndinë t’i ndihmojë vetëm kur mendojnë se e meritojnë. Një herë në jeten time mendoja edhe unë kështu. Për vite me radhë ndjeja që Zoti duhet të më ndihmonte vetëm kur mendoja që e meritoja, kur mendoja që kisha bërë mjaftueshëm vepra të mira për të merituar ndihmën e tij.

Ky lloj mendimi nuk prodhon një sjellje mirënjohjeje dhe falenderimi. Nëse mendojmë që e meritojmë atë që marrim, atëherë nuk është më një dhuratë por një çmim ose “pagesë për shërbimet e dhëna.” Ndryshimi midis pranimit të asaj që nuk meritojmë dhe pranimi i asaj që meritojmë është ndryshimi midis hirit dhe veprave.

Ju inkurajoj të hapni zemrën tuaj dhe të lejoni hirin e Perëndisë të vijë në jetën tuaj për t’ju ndihmuar në rrugën tuaj çdo ditë. Gjithmonë mbani mend që kur ndiheni të inatosur, është për shkak se po jetoni me përpjekjet tuaja dhe keni nevojë të ktheheni në hirin e Perëndisë duke e lejuar atë të punojë përmes jush.

Mësoni të lejoni Perëndinë t’ju japë favor. Hiqni dorë së përpjekuri të meritoni ndihmën e Perëndisë dhe lejoni atë të sigurojë për çdo nevojë tuajën.


Lutje

Zot, unë e kuptoj marrëzinë e marrjes së ndihmës prej teje vetëm kur ndihem sikur e meritoj. Unë heq dorë nga veprat e mia dhe pranoj hirin Tënd. Faleminderit që më ndihmon në çdo situatë, edhe kur nuk e meritoj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon