maturia

maturia

I urti nga zemra do të quhet i matur dhe ëmbëlsia e buzëve e shton dijen. – Psalmeve 16:21

Maturia është një fjalë që nuk e dëgjojmë shpesh. Do të thotë “menaxhim i kujdesshëm, ekonomi.”

Në Bibël, maturia ose i matur do të thotë “administrator i mire i dhuntive që Perëndia na ka dhënë në përdorim.” Këto dhunti përfshijnë kohën, energjinë, fuqinë dhe shëndetin, edhe pronësinë materiale. Përfshijnë trupat tanë, ashtu si edhe mendjet dhe frymën. Ashtu sikurse secilit prej nesh i është dhënë një set dhuntish i veçantë, secili prej nesh ka edhe nivele të ndryshme të aftësisë së menaxhimit të këtyre dhuntive.

Shumë njerëz e konsumojnë veten, duke përdorur vazhdimisht dhuntitë që Perëndia u ka dhënë në një mënyrë të ndryshme nga qëllimi i tyre fillestar. Në vend që ta mundojmë veten për të kënaqur të tjerët apo të arrijmë qëllimet tona personale, duhet të dëgjojmë Perëndinë dhe të bëjmë atë që Ai po thotë se është e zgjuar.

Përpjekja për të mahnitur njerëzit dhe për të jetuar në standardin e tyre nuk është maturi. Maturi do të thotë t’i kërkoni Perëndisë si do Ai që të përdorë dhuntitë tuaja dhe t’i bindeni. Mësoni maturinë e Perëndisë sot dhe e vini në praktikë që të shijoni jetën për të cilën ju ka krijuar.


Lutje

Perëndi, unë dëshiroj të jem një administrator i mirë i gjithçkaje që Ti më ke dhënë. Unë vendos të përdor dhuntitë dhe aftësitë e mia vetëm për Ty. Më trego si t’i përdor me maturinë dhe urtësinë Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon