Mbaj Kohën me Perëndinë

Mbaj Kohën me Perëndinë

Do të më kërkoni [si një domosdoshmëri jetike] dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj. (JEREMIA 29:13)

Mund të na duhet të merremi ashpër me mishin tonë për t’i rezistuar frymës së pasivitetit që përpiqet të na mbajë të mos rritemi në njohurinë e Perëndisë. Një përkushtim për të kaluar kohën me Perëndinë është një përkushtim aq serioz sa çdo përkushtim tjetër që do të bëjmë ndonjëherë.

Nëse duhet të bëja dializëm për shkak të sëmundjes së veshkave dhe duhet të isha në spital dy herë në javë për terapinë në orën 8,00 në mëngjes, sigurisht që nuk do të pranoja asnjë ftesë për të bërë diçka tjetër gjatë asaj kohe, pavarësisht sa tërheqëse dukej apo se sa dëshiroja unë ta bëja. Unë e dija që jeta ime varej nga ndjekja e rregullt e takimeve të dializës. Ne duhet të jemi po aq seriozë për kohën tonë personale me Perëndinë. Cilësia e jetës tonë ndikohet shumë nga koha që ne kalojmë me Të, ndaj ajo kohë duhet të jetë prioritet në axhendën tonë.

Ndonjëherë ne bëhemi të plogësht në mbajtjen e takimeve tona me Perëndinë sepse e dimë që Ai është gjithnjë i gatshëm. Ne e dimë që Ai do të jetë gjithmonë aty për ne, kështu që e anashkalojmë ose e shtyjmë për më vonë kohën tonë me Të, për të bërë diçka tjetër më urgjente. Nëse do të kalonim më shumë “kohë prioritare” me Zotin, mund të mos kishim kaq shumë situata “urgjente” që tentojnë të na privojnë kohën.

Kur ne kalojmë kohë me Perëndinë, edhe pse nuk e ndjejmë prezencën e Tij ose duket sikur nuk po mësojmë ndonjë gjë, ne jemi duke mbjellë farëra, të cilat do të prodhojnë të korra të bollshme në jetën tonë. Me këmbëngulje, ju do të arrini në pikën ku do të kuptoni më shumë Fjalën e Perëndisë,do të shijoni miqësinë me të dhe ndërsa i flisni Perëndisë do të dëgjoni zërin e Tij.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mbaje kohën me Perëndinë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon