Mbani vesh për zërin e qetë dhe tëëmbël

mbani vesh për zërin e qetë dhe tëëmbël

Mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte në zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël. – 1 Mbretërve 19:12

Për të gjeur paqe në jetët tona, ne kemi nevojë t’i bindemi nxitjeve që Perëndia na jep çdo ditë. Një nxitje është “njohuria” thellë përbrenda nesh për të ditur se çfarë duhet të bëjmë. 1 Mbretërve 19:12 e quan këtë njohuri si një shushuritje e ëmbël. Kjo nxitje nuk është si një goditje me çekiç!

Në këtë pasazh, Zoti nuk përdori erën e furishme, tërmetin apo zjarrin për të nxitur Elian. Zëri i tij erdhi tek Elia si një paqe dhe shushuritje e ëmbël. Një nxitje nuk ka nevojë të jetë një zë. Në fakt, Perëndia shpesh drejton duke i folur zemrës tuaj dhe jo veshëve tuaj.

Nëse thjesht do të dëgjojmë Perëndinë dhe të bëjmë çfarë Ai na thotë, do të zbulojmë që gjërat do të na shkojnë mirë. Pavarësisht situatës, ne duhet të dëgjojmë Perëndinë dhe t’i bindemi. Ndoshta nuk mund të kuptoni arsyet përse Perëndia po ju kërkon të bëni disa gjëra të caktuara, por ndërsa ju dëgjoni zërin e tij dhe i bindeni drejtimit të tij, do të jeni në gjendje të pushoni në paqen e tij. Prandaj, mbani vesh!


Lutje

Frymë e Shenjtë, më ndihmo të dëgjoj nga afër nxitjet e tua në zemrën time. Unë e dua paqen tënde, prandaj do të të dëgjoj Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon