Mbështetemi Në Fuqinë e Perëndisë

Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij. EFESIANËVE 6:10

Një sekret i rëndësishëm për të qenë të suksesshëm në çdo detyrë që ju vihet përpara është të përdorni fuqinë e Perëndisë. Forca juaj do të mbarojë përfundimisht, por forca e Perëndisë nuk do të mbarojë kurrë.
Shumë herë në jetën time kam qenë në situata që nuk dija çfarë të bëja, por Zoti më ka ndihmuar gjithmonë dhe më ka sjellë në një vend fitoreje. Çdo herë Ai më takonte me forcën e Tij që më nevojitej dëshpërimisht për të qenë e suksesshme. Ju mund të prisni që Perëndia të bëjë të njëjtën gjë për ju, pavarësisht nga sfidat me të cilat po përballeni tani. Zoti është forca juaj!

Tek Efesianëve 6:10, Pali na siguron se Perëndia do të derdhë forcë në jetën tonë ndërsa jetojmë në marrëdhënie të ngushtë me Të. Dhe profeti Isaia thotë se ata që kanë mësuar sekretin e pritjes te Zoti “do të ngrihen me krahë si shqiponja” (Isaia 40:31). Këto vargje dhe të tjera si këto, na tregojnë se ne forcohemi ndërsa shkojmë te Perëndia për atë që na mungon. Perëndia ka premtuar se nuk do të na lërë dhe nuk do të na braktisë kurrë. Ai është me ne në çdo hap të udhëtimit tonë dhe Ai na jep forcën që na nevojitet kur kemi nevojë për të.


Perëndia dëshiron të bëjë shumë më tepër sesa thjesht t’ju japë forcë – Ai dëshiron të jetë forca juaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon