Më Pranë Perëndisë Në Lutje

Më Pranë Perëndisë Në Lutje

Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët’’. MATEU 26:41

Lutja është një armë frymërore që Perëndia na ka dhënë për të luftuar. Lutja është marrëdhënie me Hyjninë. Do të thotë të vijmë dhe të kërkojmë ndihmë ose të bisedojmë me Perëndinë për diçka që na shqetëson. Lutja ndërpret planin e keq të Satanit.

Nëse dëshironi të keni një jetë lutje efektive, zhvilloni një marrëdhënie personale me Atin. Dijeni që Ai ju do, Ai është plot mëshirë, Ai do t’ju ndihmojë. Njiheni Jezusin. Ai është miku juaj. Ai vdiq për ty. Njiheni Frymën e Shenjtë. Ai është me ju gjatë të gjithë kohës si Ndihmësi juaj. Lejojeni Atë t’ju ndihmojë.

Të gjitha llojet e lutjes duhet të përdoren në ecjen tonë me Perëndinë. Ka lutje të të rënit dakord midis dy njerëzve dhe gjithashtu lutje e përbashkët e një grupi njerëzish. Ka lutje falënderimi, lavdërimi dhe adhurimi, peticioni, ndërmjetësimi, përkushtimi dhe shenjtërimi.
Çfarëdo lloj lutje të keni, mësoni t’i mbushni lutjet tuaja me Fjalën e Perëndisë dhe ofrojini ato me sigurinë që Perëndia e mban Fjalën e Tij.


Ne priremi ta shtyjmë lutjen, por unë ju rekomandoj që të luteni menjëherë në çdo kohë që shikoni apo mendoni për ndonjë nevojë!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon