Menaxhimi I Emocioneve

Menaxhimi I Emocioneve

Zoti, Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. —Sofonia 3:17

Përballja me emocionet është një fakt i jetës. Përgjatë jetës, ne do të përjetojmë një varietet emocionesh dhe reagimesh, nuk duhet të mohojmë ekzistencën e tyre apo të ndihemi fajtorë për shkak të tyre.

Gjithsesi kemi nevojë të menaxhojmë emocionet tona. Është më e thjeshtë kur ne kuptojmë që nuk mund t’u besojmë atyre. Emocionet tona mund të jenë armiku ynë më i madh. Satani përdor emocionet tona kundër nesh për të na mbajtur larg nga ecja në Frymë.

Është e rëndësishme të dimë që Zoti, Perëndia ynë që jeton brenda nesh është i fuqishëm. Fuqia e tij na aftëson të mposhtim emocionet tona dhe të drejtohemi nga Fjala e Tij e pandryshueshme dhe Fryma e Tij, në vend që të mbështetemi në ndjenjat dhe emocionet tona.

Qëndrueshmëria frymërore dhe pjekuria emocionale nuk vijnë natyrshëm. Duhet t’i dëshironi me gjithë zemrën tuaj dhe të jeni të vendosur për t’i marrë. Kur e bëni qëndrueshmërinë emocionale një prioritet, Perëndia është më shumë se i gatshëm t’ju ndihmojë të menaxhoni emocionet tuaja.

Ju inkurajoj sot të këmbëngulni për këtë. Shijoni qëndrueshmërinë emocionale dhe një jetë me gëzim e fitore!


Lutje

Perëndi, unë zgjedh të këmbëngul për qëndrueshmërinë emocionale. Unë nuk dua të kontrollohem nga emocionet e mia, por dua të mësoj t’i menaxhoj në mënyrën e duhur. Faleminderit që jeton në mua dhe më ndihmon me fuqinë Tënde të pakrahasueshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon