mësoni të jetoni jetën pa shqetësime

mësoni të jetoni jetën pa shqetësime

Mos u shqetësoni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja shqetësohet vet për vete. Secilës ditë i mjafton e keqja e vet. – Mateu 6:34

Si shumë njerëz të tjerë, edhe unë i rezistoj gjërave që nuk më pëlqejnë dhe për të cilat nuk bëj dot asgjë. Një ditë Zoti më tha: “Xhojs, mëso të jetosh jetën pa shqetësime.”

Unë besoj që është një mësim për të gjithë ne. Çfarë Ai po më thoshte ishte qe kisha nevojë të mos luftoja me gjërat për të cilat nuk mund të bëja asgjë.

Nëse po udhëtojmë diku dhe papritur e gjejmë veten në trafik për shkak të një aksidenti me makinë apo motit të keq, nuk na bën ndonjë të mirë që t’i rezistojmë. Vetëm koha ose ndërhyrja mbinatyrore e Perëndisë do të ndryshojë situatën. Përse të mos qetësohemi dhe të gjejmë një mënyrë për të shijuar kohën?

Perëndia na ka pajisur për të përballuar jetën pa shqetësime, prandaj Ai na thotë të përqëndrohemi vetëm tek e sotmja. Ai e di që nëse shpenzojmë kohë duke u shqetësuar për problemet përtej kontrollit tonë, fillojmë të lodhemi dhe të irritohemi.

Nuk keni nevojë të harxhoni kohën për të ndryshuar dhe kontrolluar gjërat që janë jashtë kontrollit tuaj. Përqëndroni mendimet në atë që Perëndia ka vendosur përpara jush dhe lejoni Atë të kujdeset për gjithë të tjerat.


Lutje

Zot, unë kuptoj që nuk mund të kontrolloj gjithçka, por mund të të besoj Ty. Në këtë moment unë marr një vendim për të bërë më të mirën me ato që më ke dhënë dhe të të lejoj Ty të kujdesesh për gjithë të tjerat.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon