Miqësia Na Bën të Guximshëm

Miqësia Na Bën të Guximshëm

Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohën e duhur. (HEBRENJVE 4:16)

Kur ne fillojmë të kuptojmë miqësinë tonë me Perëndinë dhe e shohim veten si miqtë e Tij, lutjet tona bëhen më shumë të udhëhequra nga Fryma, të mbushura me më tepër besim, dhe më të guximshme. Jezusi tregoi një histori tek Luka 11, menjëherë pasi kishte mësuar dishepujt e Tij si të luteshin duke përdorur “Lutjen e Zotit.” Ne mund të supozojmë që ai po e përdorte historinë për të ilustruar mësimin e Tij mbi lutjen. Ai tha: “Cili prej jush që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: “Mik, më jep hua tri bukë, sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s’kam çfarë t’i vë përpara”; dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, thotë: “Mos më mundo, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi janë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të të jap [asgjë]”? Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t’ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të paturpësisë së tij dhe do t’i japë sa i nevojiten.” (Luka 11:5‑8).

Vini re që ai burrë që kishte nevojë për bukë e merr atë vetëm “për shkak të këmbënguljes dhe insistimit të tij pa patur turp.” Ne vetëm do të “këmbëngulim paturpësisht” me miqtë tanë ‑ sepse miqësia na bën të guximshëm dhe sa më shumë që rritemi dhe përparojmë në miqësinë tonë me Perëndinë, aq më të guximshëm dhe më të sigurt mund të jemi ndërsa i afrohemi Atij.

“FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mbani mend që të luteni me të njëjtin pasion dhe intimitet që keni me miqtë tuaj të ngushtë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon