“Mishi Është I Dobët”. Por Ju Nuk Keni Pse Të Jeni

“Mishi Është I Dobët”. Por Ju Nuk Keni Pse Të Jeni

Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët. —Mateu 26:41

Një natë përpara se të kryqëzohej, Jezusi i mblodhi dishepujt e Tij në Kopshtin e Gjetsemanisë dhe u tha: “Rrini zgjuar (jini vigjilentë dhe të vëmendshëm) dhe lutuni që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët (Mateu 26:41).

Dishepujt duhet vetëm të rrinin zgjuar dhe të luteshin, por ata i zinte gjumi vazhdimisht. Nga ana tjetër, Jezusi u lut dhe një engjëll e forcoi atë në frymë, i dha fuqi të mbajë kryqin. Dishepujt nuk u lutën, ata i zuri gjumi dhe e provuan që mishi është vërtet i dobët.

Për mua, kjo histori provon rëndësinë kritike të lutjes. Si të krishterë, ne duhet të kuptojmë që pa lutje të përditshme dhe ndërveprimin me Perëndinë, nuk mund të kemi asgjë.

Të gjithë kemi vështirësi kur jetojmë sipas “mishit të dobët”, por kur e bëjmë lutjen prioritet, Perëndia na forcon në frymë dhe na bën të mposhtim kufijtë e mishit.

Ku po mbështeteni për të marrë forcë sot? Tek mishi juaj? Apo po përjetoni fuqinë që Perëndia na e jep plot me hir kur ne vijmë tek Ai?


Lutje

Perëndi, të falenderoj për forcën që më jep kur lutem. E di që pa Ty, unë jam i dobët, prandaj zgjedh që të vij përpara Teje në lutje, vazhdimisht, duke e ditur që forca jote është më shumë se mjaftueshëm për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon