mjaft mbajtët pikët

mjaft mbajtët pikët

…dashuria (dashuria e Perëndisë në ne) nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk llogarit të keqen (nuk i kushton vëmendje të keqes). – 1 Korintasve 13:5

Të gjithë lëndohemi dhe është e rëndësishme të mësojmë si të jemi të shpejtë në të falur që të jemi frymërisht të fortë dhe të shëndetshëm. Për shembull, nëse dikush ju ka lënduar, mos shpenzoni dhjetë vitet e ardhshme të jetës suaj në dhimbje duke u mbajtur akoma aty. Me siguri, personi tjetër as nuk po mendon për ju, ndërkohë që ju jetoni me atë incident për vite me radhë. Kjo lëndon vetëm një person, ju.
Kur ecim në mosfalje, përpiqemi të “mbajmë pikë” duke e parë veten si më të mirë se personi tjetër.

Në fillimet e martesës sime, kur Dejv dhe unë kishim zënka me njëri-tjetrin, unë kujtoja gjëra nga e shkuara që ai as nuk i mbante mend dhe Dejv më thoshte “Ku i mban të gjitha këto?” Epo, unë kisha një vend, dhe po më gërryente nga brenda. Çdo gabim i ri që Dejv bënte, shtohej te kjo lista ime derisa u kthye në një gjigand të hidhur në zemrën time.

Falë Perëndisë, unë kam mësuar një mënyrë më të mirë si të jetoj jetën! Kur ecim në dashurinë e Perëndisë, gjejmë lirinë duke mos mbajtur më “pikë” për gabimet që bëhen. Nëse po vuani nga pesha e mosfaljes sot, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të mos mbani më pikë. Mund të jetoni pa hidhërim sot.


Lutje

Perëndi, nuk dua të mbaj më pikë dhe të jetoj me mosfalje në zemrën time. Unë e çliroj përpara Teje dhe të kërkoj të më ndihmosh të eci në dashurinë Tënde, që nuk “mban pikë” për asnjë gabim.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon