mos iu dorëzoni frikës

mos iu dorëzoni frikës

Por Zoti i tha Abramit (në Haran): “Largohu (për të mirën tënde) nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj. – Zanafilla 12:1

Bibla na tregon për një njeri të quajtur Abram që i besonte Perëndisë pavarësisht frikërave të tij personale.

Si do të ndiheshit nëse Perëndia do t’ju kërkonte të linit shtëpinë tuaj, familjen dhe gjithçka që është familjare dhe e rehatshme për ju e të niseshit drejt një destinacioni të panjohur? Plot frikë? Pikërisht këtë gjë i kërkoi Perëndia Abramit dhe kjo e frikësoi atë. Por fjalët e Perëndisë ishin: “Mos ki frikë.”

Shumë herë ne mendojmë se për të bërë diçka duhet të presim derisa të mos kemi më frikë, por nëse do të vepronim kështu, me siguri nuk do të arrinim dot shumë gjëra për Perëndinë, të tjerët apo qoftë edhe për veten tonë. Abramit iu desh të hidhte një hap në besim dhe bindje ndaj Perëndisë, pavarësisht frikës së tij.

Nëse Abrami do t’i ishte përulur frikës, ai asnjëherë nuk do të kishte përmbushur fatin e tij për të qënë gjithçka që Perëndia e kishte krijuar të ishte, at’ i shumë kombeve.

Dorëzimi tek frika shndërron planin më të mirë të Perëndisë për jetën tuaj, prandaj bëni atë që Ai ju kërkon…edhe nëse keni frikë ta bëni! Sikurse Abrami, do të zbuloni një shpërblim të madh.


Lutje

Perëndi, Ti ishe besnik me Abramin kur ai u bind pavarësisht frikës së tij, prandaj edhe unë vendos t’i rezistoj frikës dhe të bëj gjithçka që Ti më kërkon.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon