Mos iu gjunjëzoni frikës

mos iu gjunjëzoni frikës

Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti. – Psalmeve 56:3

Frika nuk vjen nga Perëndia, por nga Satani, prandaj sa herë që ndieni frikë, armiku po vjen kundër jush. Shpesh herë në mësimet e mia them që frika është “fryma mjeshtër.” Është fryma që Satani përdor kur përpiqet të sundojë mbi njerëzit e Perëndisë dhe t’i largojë nga drejtimi i Mjeshtrit të vertëtë, Jezus Krishtit.

Turma të mëdha njerëzish nuk e përmbushin asnjëherë thirrjen e Perëndisë në jetën e tyre thjesht sepse sa herë që përpiqen të ecin përpara, djalli përdor frikën për t’i ndaluar. A po e përdor ai frikën për t’ju ndaluar ju? Satani përdor frikën që t’i ndalojë njerëzit të shijojnë jetën. Frika sjell torturë, dhe me siguri nuk mund të shijoni jetën dhe të torturoheni në të njejtën kohë.

Kur djalli sjell frikën, mund të zgjidhni të mos i gjunjëzoheni. Davidi tha: “Kur të kem frikë, do të mbështetëm te ti.” Unë besoj që mund të themi se kur përpiqemi të ndjekim Perëndinë me gjithë zemër, armiku do tëna sulmojë me frikën. Megjithatë, nëse mbështeteni dhe besoni në Perëndinë, Ai mund t’ju ndihmojë të mposhtni frikën dhe të ecni përpara.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua t’i gjunjëzohem frikës. Unë mbështetem dhe besoj në Ty. E di që mund të mbështetem te Ti që të më japësh kurajo dhe forcë për t’i rezistuar frikës.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon