Mos U Shqetësoni…adhuroni!

Mos U Shqetësoni…adhuroni!

Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij (admirojeni dhe adhurojeni), sepse asgjë nuk u mungon atye që kanë frikë prej tij. —Psalmi 34:9

Një mëngjes po lutesha dhe në vend që të përqëndrohesha, fillova të shqetësohesha për situatën time dhe të mendoja si do ta zgjidhja.

Papritur dëgjova atë zë të ulët e të qetë në shpirtin tim që më thoshte: “Xhojs, do të adhurosh problemin tënd apo Mua?” Perëndia ishtë mëse i gatshëm të zgjidhte problemin tim nëse unë do të isha e gatshme ta harroja dhe të filloja të kaloja kohë me Të.

Kur ne adhurojmë Zotin, ne çlirojmë barrat emocionale dhe mendore që na rëndojnë. Ato mbyten në madhështinë e Perëndisë. Kur ne i mbajmë sytë drejt Tij dhe e adhurojmë, do të shikojmë që plani i Tij për jetën tonë do të rregullojë gjithçka për të mirën tonë.

Bibla na thotë që asgjë nuk u mungon atyre që e adhurojnë Perëndinë me frikë. A doni të siguroheni që nevojat tuaja do të përmbushen? Atëherë mbaj mend të adhurosh dhe të mos shqetësohesh.

Pavarësisht vështirësive që përballni, vazhdoni të adhuroni Perëndinë dhe i jepni Atij gjithë lavdinë. Besimi do të rritet në zemrat tuaja dhe ju do të jeni fitimtarë.


Lutje

Perëndi, unë nuk do të shqetësohem. Unë zgjedh të të adhuroj Ty. Ti je i madh dhe i fuqishëm. Unë e di që nevojat e mia përmbushen për shkak të mirësisë dhe dashurisë tënde për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon