Mund të jeni vetëm pa qënë të vetmuar

mund të jeni vetëm pa qënë të vetmuar

Tregohuni të fortë dhe trima…sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur. – Ligji i Përtërirë 31:6

Vetmia shpesh herë përjetohet si një dhimbje e brendshme, një vakum apo dëshirë për dashuri. Efektet anësore përfshijnë ndjenja të boshllëkut, ndihesh i padobishëm dhe i paqëllimshëm. Ka shumë shkaqe të vetmisë, por shumë njerëz nuk e kuptojnë që nuk kanë përse të jetojnë me këtë gjë. Ata mund të përballen me të dhe ta rregullojnë.

Është e rëndësishme të kuptoni që thjesht sepse jeni vetëm, nuk do të thotë se duhet të ndiheni të vetmuar. Ndoshta nuk mund ta shmangim gjithmonë faktin kur ndodhemi vetëm, por ka një mënyrë se si të mos ndihemi të shtypur nga vetmia.

Fjala e Perëndisë na thotë të jemi të fortë dhe trima, sepse Perëndia është gjithmonë me ne. Fizikisht mund të jeni vetëm, por kjo nuk do të thotë që duhet të jeni të vetmuar, sepse frymërisht, Perëndia është gjithmonë aty. Ai asnjëherë nuk do t’ju lërë apo braktisë.

Kur një ndjenjë e vetmisë përpiqet të ngrihet në jetën tuaj, unë ju inkurajoj të kujtoni Ligji i Përtërirë 31:6. Shpallni me zë të lartë se Perëndia është me ju dhe filloni të flisni me Të. Ndërsa i lini vend Atij, prania e Tij do të mbushë jetën tuaj. Nuk do të jeni vetëm kur prania e Perëndisë është me ju kudo që shkoni.


Lutje

Perëndi, jam i lumtur që Ti je gjithmonë me mua. E di që asnjëherë nuk kam përse të ndihem vetëm kur të kam Ty përkrah.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon