Perëndia mund të përdorë edhe enë të krisura

Perëndia mund të përdorë edhe enë të krisura

Megjithatë, o Zot, ti je ati ynë; ne jemi argjila dhe ti je ai që na formon; ne të gjithë jemi vepra e duarve të tua. – Isaia 64:8

Perëndia nuk na kërkon të jemi të përsosur, Ai naka krijuar dhe e di qe jemi njerëz dhe që do të bëjmë gabime. Ne na takon të zgjohemi të bëjmë më të mirën për t’i` shërbyer Perëndisë me anë të dhuntive qe Ai na ka dhënë. Kur ne gabojmë, duhet të dalim përpara Perëndisë, të marrim faljen e tij dhe të vazhdojmë të ecim.

Shumë njerëz ndiehen sikur Perëndia nuk mund t’i përdorë ata për shkak se nuk janë të përsosur, por ky mendim nuk ështëi vërtetë. Perëndia (Poçari) përdor enë të krisura (që jemi ne) për të bërë punën e tij. Si tëkrishterë, ne jemi fuçi që Perëndia dëshiron t’i mbushë me mirësinë dhe dritën e tij. Ne e mbajmë këtë mirësi dhe dritë në një botë të errët, duke e ndarë me njerëzit kudo që shkojmë.

Mos kini frikë nga të metat tuaja, pranojini dhe lejoni Perëndinë t’ju përdorë. Mos u shqetësoni për çfarë nuk jeni dhe jepini Perëndisë personin që jeni. Përqëndrohuni tek Perëndia, që është i përsosur dhe në atë që Ai mund të bëjë në ty dhe përmes teje.

Si një enë e krisur, mund të arrini gjëra të mrekullueshme. Mund ta bëni dikë të lumtur. Mund të inkurajoni, nxisni dhe këshilloni ata që ndodhen përreth jush. Mund të përdorni dhuntitë dhe talentin tuaj për t’i shërbyer Perëndisë.


Lutje

Perëndi, unë mund të jem “një enë e krisur” por Ti je Poçari dhe Ti mund të më përdorësh për qëllimet e tua pavarësisht të metave të mia. Më mbush me mirësinë dhe dritën tënde që të mund t’i mbaj në botën që më rrethon.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon