Duke veshur dhuratën e drejtësimit të Perëndisë

duke veshur dhuratën e drejtësimit të Perëndisë

Sepse, atë që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të. – 2 Korintasve 5:21

Mund t’i bëni vetes dy pyetje të rëndësishme:

A e di unë se kush jam në Krishtin?

A po eci në drejtësim?

Shumë njerëz nuk mund t’u përgjigjen si duhet këtyre pyetjeve, dhe i pengon të jetojnë në lirinë dhe paqen e dizenjuar nga Perëndia për ta.

Në momentin që pranojmë Jezus Krishtin si Shpëtimtar, Bibla thotë që Perëndia largon mëkatin tonë dhe na drejtëson. Është një dhuratë, dhe nuk kemi përse ta fitojmë. Por duhet ta pranojmë. Dhe sa herë që e pranojmë, marrim paqen e Tij.

Kur të njihni se kush jeni në Krishtin, keni paqe dhe siguri që Perëndia do t’ju japë atë që keni nevojë. Kur e dini se Ai ju do dhe vdiq për ju, ju mund të ngriheni në mëngjes çdo ditë dhe të bëni më të mirën për dashur Perëndinë.

Dhe kur e njihni kush jeni në Krishtin, mund ta merrni dhe të ecni në drejtësimin që Ai bleu për ju. Ndërsa përjetoni dashurinë e Tij për ju, përgjigjja juaj natyrale do të jetë të jetoni për Të me gjithçka që keni.


Lutje

Zot, unë dua të jem i ndërgjegjshëm se kush jam në Ty, vazhdimisht. Më ndihmo të mbaj mend gjithçka që ke bërë për mua që të vishem me drejtësimin Tënd çdo ditë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon