Ngrihu dhe vazhdo përpara me Perëndinë!

ngrihu dhe vazhdo përpara me Perëndinë!

Jezusi i tha: “Çohu, merr vigun tënd dhe ec!” – Gjoni 5:8

Te ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 5, tregohet historia e një burri për të cilin unë mendoj se përfaqëson shumë njerëz që refuzojnë të ndryshojnë.

Gjatë një feste judaike në Jerusalem, Jezusi vizitoi pellgun e Betesdas ku mblidheshin të sëmurët, me shpresë se do të shëroheshin. Një nga njerëzit që priste të shërohej ishte një burrë që lëngonte që prej tridhjetë e tetë vjetësh. Kur Jezusi e pa, e pyeti nëse donte të shërohej.

Unë mendoj se përgjigjja e tij na tregon se përse nuk ishte shëruar gjatë këtyre tridhjetë e tetë viteve. Ai tha: “Zot, unë s’kam njeri që, kur lëviz uji, të më fusë në pellg.” Thelbi është se ai po i shmangej përgjegjësisë.

Problemi i tij i dytë ishte se po fajësonte të tjerët. Burri tha: “Ndërsa unë po shkoj, një tjetër zbret para meje.”

Si iu përgjigj Jezusi? Ai nuk ndieu keqardhje për të. Përkundrazi, Jezusi i tha: “Çohu, merr vigun tënd dhe ec!”

Që ndryshimi të ndodhë në jetën tuaj, nuk mund të jeni të burgosur të rrethanave tuaja. Perëndia është i gatshëm t’ju ndihmojë që sot. Duhet të vendosni që t’i besoni Atij, të ngriheni dhe të ndiqni lirinë që Ai po ju jep.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua të jem viktimë e rrethanave të mia. Unë dua të ndryshoj. Unë pranoj forcën dhe lirinë tënde sot. Unë besoj që ndryshimi do të vijë në jetën time ndërsa eci me Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon