I përuluri do të ndihmohet

i përuluri do të ndihmohet

Përuluni (përulni veten nën vlerësimin tuaj), pra, nën dorën e pushtetshme të Perëndisë, që ai t’ju lartësojë në kohën e duhur. – 1 Pjetër 5:6

Meqënëse Jezusi na fton të hedhim gjithë shqetësimet tek Ai, përse kaq shumë njerëz refuzojnë t’i lënë këto shqetësime? Ndoshta nuk e kuptojmë sa të mjerueshëm jemi kur mbajmë barrën e shqetësimit.

E vetmja mënyrë për të pasur fitore në jetët tona është të ndjekim urtësinë e Perëndisë dhe Ai na thotë të mos shqetësohemi nëse duam të kemi paqe. Kur ne shqetësohemi, kemi nevojë për ndihmën e Perëndisë. Si ta marrim? Letra e parë e apostullit Pjetër 5:6 thotë se duhet të përulim veten.

Duket e qartë dhe e thjeshtë, megjithatë disa vazhdojnë të mundohen sepse janë kokëfortë për të kërkuar ndihmë. Por i përuluri do të ndihmohet. Pra, nëse mënyra jote nuk po funksionon, përse të mos provoni mënyrën e Perëndisë?

Kur e përulim veten dhe kërkojmë për ndihmën e Perëndisë, atëherë ai do të jetë në gjendje të çlirojë fuqinë e tij në situatën tonë. Vetëm atëherë mund të shijojmë jetën. Prandaj, përulni veten tuaj sot dhe lejoni Atë të kujdeset për shqetësimet tuaja.


Lutje

Perëndi, unë e di që nuk mund ta përballoj dot jetën time me paqe, prandaj e përul veten time sot dhe kërkoj ndihmën tënde. Unë të besoj Ty dhe të jap Ty kontrollin e jetës time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon