Identifikoni fushëbetejën

identifikoni fushëbetejën

Sepse armët e luftës tonë nuk janë mishërore (armë të mishit dhe gjakut)…  – 2 Korintasve 10:4

A e dini që jemi në një luftë çdo ditë? Kur shikojmë përreth nesh gjithë vuajtjet, ndoshta mendojmë se betejat janë në të jashtmen, por në të vërtetë po ndodhin në të brendshmen, në fushbetejën e mendjeve tona.

Kur dështojmë të identifikojmë fushëbetejën, ne dështojmë të identifikojmë në mënyrë të saktë edhe armikun tonë. Ne besojmë që njerëzit, paraja, feja apo “sistemi” janë problemet tona. Nëse nuk ripërtërijmë mendjet tona, ne rrezikojmë të vazhdojmë të besojmë gënjeshtrat dhe të bëjmë vendime të rëndësishme bazuar në këtë mashtrim.

Çdo ditë mendjet tona janë të mbushura me rrjedha të vazhdueshme të mendimeve murmuritëse, dyshime dhe frikëra. Ndërsa secili prej tyre mund të na shkaktojë mposhtje dhe rrënim, të kapemi mbas të vërtetës së Perëndisë mund të na sjellë fitore dhe gëzim.

Mund të keni disa fortesa të mëdha në jetën tuaj që duhet të rrëzohen. Më lejoni t’ju inkurajoj duke ju kujtuar se Perëndia është në anën tuaj. Po zhvillohet një luftë dhe mendja juaj është fushëbeteja. Lajmi i mirë është se Perëndia po lufton në anën tuaj!


Lutje

Frymë e Shenjtë, unë nuk dua të mashtrohem, duke injoruar betejën e vërtetë që po ndodh në mendjen time. Më mbaj të vëmendshëm që të luftoj luftën e mirë. Me Ty përkrah meje, unë nuk mund të humbas!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon