Ndershmëria qëndron mbi përsosmërinë

Ndershmëria qëndron mbi përsosmërinë

Ne mohuam gjërat e turpshme që bëhen në fshehtësi, duke mos ecur në dinakëri, duke mos shtrembëruar aspak fjalën e Perëndisë, por duke shfaqur të vërtetën, ne ia rekomandojmë veten tonë ndërgjegjjes së çdo njeriu përpara Perëndisë. – 2 Korintasve 4:2

Ne shqetësohemi shumë për gjërat që të tjerët mendojnë për ne aq sa e mundojmë veten së tepërmi dhe shtangemi kur dukemi keq në sy të tyre. A e dini çfarë? Unë mendoj se mbajmë të vërteta më të mëdha, ne do të fitojmë respekt më shumë sesa kur mundohemi të fshehim gjithçka, duke u përpjekur të jemi të përsosur.

Besoj se një nga arsyet kryesore përse njerëzit pëlqejnë të më dëgjojnë është sepse u them atyre çfarë unë kam mësuar prej problemeve të mia, dobësive dhe gabimeve. I ndihmon të qetësohen, të lidhen me mua dhe u ofron atyre shpresë se nëse unë mund të bëj disa nga gjërat që kam bërë dhe t’ia dal mbanë, edhe ata munden.

Nuk duhet të jetojmë me frikën se do të bëjmë gabime, sepse ne do të bëjmë gabime. Perëndia nuk po na kërkon të mos gabojmë. Ai po na kërkon të jemi të sinqertë dhe të hapur për të metat tona. Kur i shprehim përpara Tij, Ai mund tëna ndihmojë të largohemi prej tyre dhe të rendim mbas gjërave më të mëdha dhe më të mira.

Mos i fshihni gabimet tuaja. I shprehni ato që të mund të mësoni prej tyre. Kur i besoni Perëndisë me ndershmëri, Ai mund t’ju ndihmojë të jeni fitimtarë mbi gjithçka.


Lutje

Zot, unë kam dobësi për të cilat nuk krenohem, por nuk më sjell asnjë të mirë të mbahem tek ato. Unë zgjedh të shprehem për të metat e mia që Ti të më ndihmosh të triumfoj mbi to.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon