Ndiq Ligjin e Dashurisë

Ndiq Ligjin e Dashurisë

Sepse ju, o vëllezër, u thirrët [vërtetë] në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin por, përmes dashurisë, t’i shërbeni njëri- tjetrit. (GALATASVE 5:13)

Ndonjëherë ndërsa vazhdojmë jetën, lëndojmë njerëz pa e ditur as që po e bëjmë. Unë jam një individ shumë i drejtpërdrejtë dhe kjo është një cilësi e mirë, por gjithashtu më është dashur të mësoj të jem e ndjeshme ndaj asaj që po kalojnë të tjerët ndërsa i afrohem në bisedë. Ajo që ne themi në një kohë mund të jetë krejtësisht e papërshtatshme në një kohë tjetër. Ne vërtet jemi të çliruar nga Krishti dhe kemi të drejtë të jemi vetvetja, por ligji i dashurisë kërkon që liritë tona të mos përdoren si justifikim për të qenë egoistë.

Vetëm për shkak se na pëlqen të themi ose të bëjmë një gjë nuk do të thotë se është gjëja më e mirë për situatën në të cilën ndodhemi. Nëse do të flisnit me një person që ka qenë i sëmurë për një kohë të gjatë, nuk do të ishte koha më e mirë për tregoni atyre sa mirë ndiheni gjithmonë. Ose, nëse do të flisnit me një person që sapo humbi punën, nuk do të ishte koha më e mirë për t’i treguar për rritjen e pagës dhe promovimin që sapo keni marrë. Jezusi vdiq që ne të mund të gëzonim lirinë, megjithatë Ai gjithashtu e bën të qartë në Fjalën e Tij se ne duhet t’i shërbejmë njëri- tjetrit nëpërmjet dashurisë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nëse bëni të tjerët të lumtur, ju do të jeni shumë më të lumtur vetë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon