Ndryshimi Ndërmjet Turpit Të Shëndetshëm Dhe Të Pashëndetshëm

Ndryshimi Ndërmjet Turpit Të Shëndetshëm Dhe Të Pashëndetshëm

Ruaje jetën time dhe më çliro; bëj që të mos jem i pështjelluar, sepse unë po gjej strehë te ti. —Psalmi 25:20

Çdo ditë ne përballemi me dy lloje të ndryshme të turpit dhe është e nevojshme të njohim ndryshimin.

Turpi mund të jetë normal dhe i shëndetshëm. Për shembull, nëse humbas apo më prishet diçka që i përket dikujt tjetër, unë ndihem e zhgënjyer nga gabimi im. Do të doja të mos kisha qënë kaq neglizhente dhe e pakujdesshme. Më vjen keq, por mund të kërkoj falje, ta pranoj dhe të vazhdoj me jetën time.

Turpi i shëndetshëm na kujton që nuk jemi qënie të përsosura, kemi dobësi dhe kufij. Na kujton që kemi nevojë për Perëndinë.

Fatkeqësisht, kur turpi i shëndetshëm nuk ndalon, fillon të bëhet i pashëndetshëm dhe helmues. Kur një person nuk kërkon  falje apo nuk pranon të falë, mund të fillojë të ndëshkojë dhe të urrejë veten.

Mos shpenzoni jetën tuaj në këtë pozitë. Mbani mend pozicionin që ju takon me të drejtë si trashëgimtarë dhe fëmijë të Perëndisë (shih Romakëve 8:17). Turpi i pashëndetshëm do t’ju bëjë të harroni kush jeni në Krishtin, por turpi i shëndetshëm do t’ju kujtojë që jeni asgjë pa Perëndinë. Sot, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të dalloni ndryshimin.


Lutje

Zot, unë nuk dua të jetoj me peshën e turpit të pashëndetshëm. Më ndihmo të mbaj mend sa shumë Ti më do. Për shkak se Ti më ke falur, unë nuk duhet të ndëshkoj veten.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon