“Në” Por Jo “Nga”

“Në” Por Jo “Nga”

Unë u kam dhënë atyre fjalën tënde (mesazhin) dhe bota i urreu, sepse ata nuk janë nga bota [nuk i përkasin botës], ashtu si edhe unë nuk jam nga bota. (GJONI 17:14)

Vargu i sotëm na mëson që si besimtarë ne jemi në botë por jo nga bota, që do të thotë që ne nuk mund të kemi një pikëpamje sipas botës për gjërat. Të mos bëhemi si bota në mënyrat dhe qëndrimet tona kërkon vigjilencë të vazhdueshme. Të shohësh shumë grafika, dhunë në formën e zbavitjes, siç ndodh në botë, mund të thajë ose ngurtësojë ndërgjegjen tonë dhe të ulë ndjeshmërinë tonë ndaj zërit të Perëndisë. Shumë njerëz në botë sot janë të pandjeshëm ndaj agonive që njerëzit realisht vuajnë sepse ata i shohin tragjeditë kaq shpesh të portretizohen në televizion.

Mediat e lajmeve shpesh japin raporte negative ose histori tragjike në mënyra joemocionale, të vërteta,dhe ne shpesh i shohim dhe i dëgjojmë këto gjëra pa asnjë ndjesi. Ne dëgjojmë kaq shumë gjëra të tmerrshme saqë nuk reagojmë më ndaj ndonjë tragjedie me emocionet e përshtatshme të dhembshurisë ose indinjatës që duhet shfaqur.

Unë besoj se këto gjëra janë pjesë e planit të përgjithshëm të Satanit për botën. Ai dëshiron që ne të kemi zemra të ngurta dhe të jemi të pa përfshirë emocionalisht kur dëgjojmë ngjarje të tmerrshme që ndodhin rreth nesh. Ai nuk do që ne të kujdesemi për ata që preken nga gjëra të tilla. Por, si të Krishterë, ne duhet të kujdesemi dhe duhet të lutemi. Sa herë që dëgjojmë për atë që po ndodh në botë, duhet t’i kërkojmë Perëndisë këndvështrimin e Tij dhe të pyesim se si dëshiron Ai që ne të reagojmë. Më pas, ne duhet të dëgjojmë përgjigjen e Tij dhe të reagojmë sipas saj. Kjo është një mënyrë se si të jesh në botë por jo nga bota.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Qëndro për vlerat e perëndishme dhe mos bëj kurrë kompromis.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon