
Përgatitjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigjja [e mençur] e gjuhës vjen nga Zoti. (FJALËT E URTA 16:1)
Perëndia ndonjëherë na flet përmes fjalëve që dalin nga goja jonë. Këtë e mësova kur isha para një vendimi të madh dhe kisha nevojë për një përgjigje të perëndishme, por nuk dukej se mund ta gjeja udhëheqjen e Perëndisë. Mendimet e mia më bënin konfuze, dhe nuk po bëja asnjë progres derisa dola për të ecur me një mike.
Mikesha ime dhe unë e diskutuam çështjen për rreth një orë ndërsa ecnim, duke shijuar ajrin e freskët dhe shoqërinë e njëra‑tjetrës. Ne diskutuam disa zgjidhje të mundshme dhe rrjedhojat e mundshme të tyre. Ne folëm se sa mirë mund të ishte trajtimi i situatës në një mënyrë dhe sa keq do të ishte po të trajtohej në një mënyrë tjetër. Ndërsa vazhduam të bisedonim, papritur një zgjidhje e mençur erdhi në zemrën time dhe doli nga goja ime dhe unë e dija që ishte nga Zoti. Kjo nuk erdhi nga mendja ime; doli nga fryma ime, nga qenia ime e brendshme.
Çfarë unë vendosa se duhet të bëja nuk ishte diçka që dëshiroja natyrshëm ta bëja. Disa nga betejat e mia përqëndroheshin rreth asaj që dëshiroja ta bindja Perëndinë se situata duhej trajtuar ndryshe. Zëri i Tij ishte i vështirë për tu dalluar sepse mendja ime shkonte kundër planit të Tij. Një mendësi kokëfortë është armiku më i madh i paqes dhe mund të fshehë aftësinë tonë për të dëgjuar Perëndinë. Ne duhet të jemi të gatshëm të lemë mënjanë dëshirat tona, ose do të humbasim një fjalë të qartë prej Tij. Ai gjithmonë e di më së miri, dhe ne duhet të dorëzojmë atë që ne mendojmë se Ai mendon në çdo rrethanë.
Perëndia premton që nese ne e kërkojmë Atë, Ai do të mbushë gojën tonë me fjalët që duhet të themi (shikoni Psalmin 81:10). Kjo është saktësisht çfarë Ai bëri për mua dhe çfarë Ai do të për ju, ndërsa vazhdoni ta kërkoni Atë dhe t’i dorëzoheni planeve të Tij.
Fjala E Perëndisë Për Sot: Kërkoji Perëndisë të mbushë gojën tënde me fjalët që duhet të thuash sot.