Perëndia Dëshiron Të Të Çojë Në Një Nivel Të Ri

Perëndia Dëshiron Të Të Çojë Në Një Nivel Të Ri

Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin (dikush që ka qëndrim të drejtë para Perëndisë) dhe ai do të rritë dijen e tij. (FJALËT E URTA 9:9)

Edhe pse Perëndia dëshiron që ne të jetojmë një jetë të lumtur dhe të kënaqur, Ai ndonjëherë shkakton pakënaqësi ose ndjesinë se diçka nuk është në rregull sepse Ai nuk dëshiron që ne të vazhdojmë më duke të njëjtat gjëra të vjetra. Ai dëshiron të na nxisë ta kërkojmë Atë në mënyrë që të na çojë në nivele të reja.

Perëndia gjithmonë dëshiron që ne të bëhemi më të fortë, të thellohemi dhe të rrisim intimitetin me Të. Shumicën e kohës, Ai na çon në atë proces pjekurimi duke na udhëhequr nga vendet ku kemi qenë rehat në të kaluarën. Shumë komoditet për një kohë të gjatë mund të nënkuptojë që ne nuk po rritemi. Nëse ndieni diçka që po trazon zemrën tuaj, që nuk e kuptoni mirë, thjesht pyesni Perëndinë se çfarë po ndodh dhe merrni kohë për të pritur që Ai të përgjigjet.

Koha jonë me Perëndinë ka rëndësi jetike për rritjen dhe maturimin tonë, por ne nuk mund të bëjmë të njëjtat gjëra gjatë të gjithë kohës dhe të përjetojmë gjithçka që Perëndia ka për ne. Unë kam patur kohë kur leximi i Biblës u bë i mundishëm dhe Perëndia thjesht më drejtoi të lexoja një përkthim tjetër për disa muaj. Thjesht ky ndryshim i vogël solli rritje të re sepse unë i pashë gjërat në një mënyrë ndryshe. Satani u përpoq të sillte dënim sepse unë nuk dëshiroja ta lexoja fare Biblën, por Perëndia thjesht më bëri të ndryshoj përkthimin që unë po lexoja. Një ditë u ndjeva e mërzitur ndërsa po përpiqesha të lutesha dhe të lexoja , kështu që u ula në një karrige tjetër në zyrën time dhe krejt papritur unë pashë gjëra që kanë qenë në zyrën time prej vitesh, por unë nuk i kisha vënë re. Një ndryshim i vogël bëri që të shoh gjithçka nga një këndvështrim tjetër dhe Perëndia më mësoi një mësim të ri frymëror, thjesht duke më ndryshuar këndin e leximit.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos kini frikë të lëvizni nga karrigia juaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon