Një E Shtyrë Për Më Vonë Nuk Është Një Mohim

Një E Shtyrë Për Më Vonë Nuk Është Një Mohim

Ditët e mia janë në dorën tënde; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin. (PSALMI 31:15)

Kur lutemi, nuk marrim përgjigje menjëherë. Ndonjëherë duhet të presim për një kohë të gjatë, por kjo jo domosdoshmërish do të thotë se Perëndia po e refuzon kërkesën tonë. Është shumë e rëndësishme t’i besojmë kohës së Perëndisë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ne dhe me jetën tonë. Ndoshta ke pritur për një kohë të gjatë një zbulim në diçka për të cilën je lutur dhe heshtja e Perëndisë e ka konfuzuar jetën tënde. Mos harro se Perëndia nuk është autori i konfuzionit. Ai dëshiron që t’i besosh, jo të konfuzohesh.

Shumë shtyrje për më vonë janë “hyjnore”. Ato janë dizenjuar prej Perëndisë që të kryejnë në ne një punë që ka nevojë të kryhet. Nëse vazhdojmë t’i shërbejmë Perëndisë besnikërisht gjatë kohëve të errësirës zhvillojmë një karakter të fortë dhe të perëndishëm. Mendo për Jozefin, që priti trembëdhjetë vjet për përgjigjet e lutjeve të tij; ose për Abrahamin, që priti njëzet vjet. Nëse do të ishin dorëzuar nuk do ta kishin shijuar kurrë shpërblimin e besimit të tyre kundrejt Perëndisë. Perëndia mund të mos përgjigjet herët, por kurrë nuk ka për të qenë vonë. Shumica e gjërave që ia vlejnë t’i kesh zakonisht marrin më shumë kohë nga sa e mendojmë, dhe janë më të vështira nga sa mendojmë se mund të durojmë. Por, Perëndia e di me përpikmëri se çfarë po bën dhe dëshiron që t’i besosh kohës së Tij.

Perëndia na premton se do të na çlirojë nga armiqtë tanë, por ndërsa presim kemi nevojë të lutemi për ata dhe të jemi një bekim për sa më shumë njerëz të mundemi. Perëndia punon ndërsa ti pret!


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mëso të presësh paqësisht përndryshe pjesa më e madhe e jetës tënde mund të jetë e mjerë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon