Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin [të gjithë personin]; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë. (PSALMI 19:7)
Unë nuk mund të imagjinoj një nder më të lartë se sa të jesh në gjendje të flasësh dhe të dëgjosh nga Perëndia, dhe besoj se lutja është privilegji më i madh i jetëve tona. Nuk është diçka që e kemi detyrim; është diçka që na është mundësuar ta bëjmë. Lutja është mënyra se si partnerizojmë me Perëndinë për të parë planet e Tij dhe qëllimet që do të vijnë në jetën tonë dhe në jetët e atyre që ne duam. Është mënyra me anë të së cilës ne qëniet njerëzore në tokë mund të hyjmë në praninë e mrekullueshme të Perëndisë. Kjo na lejon ne të ndajmë zemrat tona me Të, të dëgjojmë zërin e Tij dhe të dimë se si të zbulojmë dhe gëzojmë gjërat e mëdha që Ai ka për ne. Komunikimi me Perëndinë është vërtetë privilegji më i madh që mund të mendoj, por kjo punë kaq e lartë dhe e shenjtë është gjithashtu privilegji më i thjeshtë që njoh.
Unë nuk besoj që të flasësh me Perëndinë apo të dëgjosh zërin e Tij ka qenë ndonjëherë e komplikuar , dhe që nga fillimi, Ai synoi që kjo të ishte një mënyrë e lehtë, natyrore e të jetuarit me anë të së cilës ne jemi të lidhur me Të gjithë ditën, çdo ditë.
Fjala E Perëndisë Për Sot: Le të bëhet lutja si frymëmarrja; bëjeni atë natyrshëm dhe thjeshtë, gjatë të gjithë ditës.