Një Qëndrim I Mirë Është Efektiv

Një Qëndrim I Mirë Është Efektiv

O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime. (PSALMI 54:2)

Ne të gjithë duam që lutjet tona të jenë efektive dhe duam të jemi të aftë t’i flasim Perëndisë në mënyra që e sjellin suksesshëm zemrën dhe planet e Tij në jetën tonë dhe të të tjerëve. Bibla thotë, “Shumë forcë ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë zemër.” (Jakobi 5:16). Nëse duam që të bëjmë lutje efektive që kanë shumë forcë, atëherë duhet ta dimë se çfarë e bën një lutje joefektive. Asnjë prej lutjeve që vijnë nga vetja jonë nuk është efektive. Për shembull, ndonjëherë e duam diçka kaq dëshpërimisht saqë nuk lutemi sipas vullnetit të Perëndisë – dhe këto lutje nuk janë efektive. Ndonjëherë jemi kaq të zemëruar apo të lënduar sa themi lutje të bazuara te emocionet dhe jo te Fjala e Perëndisë apo zemra e Tij – as këto lutje nuk janë efektive.

Përmes Fjalës së Tij, Perëndia na tregon se çfarë të bëjmë në mënyrë që të lutemi me efekt. Lutja nuk rezulton efektive prej formulave apo vetëm nga të jetuarit me parime të caktuara. Lutja efektive është e bazuar te Fjala e Perëndisë; është e thjeshtë, e sinqertë dhe e mbushur me besim; nuk ka të bëjë me rregulla apo udhëzime, por duhet të dalë prej një zemre që mban qëndrimin e duhur.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Një qëndrim i keq mund të ndryshohet thjesht duke marrë vendimin për ta ndryshuar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon